Demalia: Ndërhyrja e Veliajt në FSHF skandaloze, kërkon të zaptojë një institucion të pavaruar

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se ndërhyrja e kryebashkiakut Veliaj në punët e FSHF-së është një akt skandaloz.

Sipas Demaliajt, Veliaj kthyer bashkinë e Tiranës në një makineri të pastrimi të parave të krimit dhe korrupsionit shtetëror, si pjesë e oligarkisë së Rilindjes.

Demalia: Kjo është skandaloze dhe kjo është një ndërhyrje e hapur ndaj një organizimi që është i pavarur edhe me ligje ndërkombëtare. Shteti e ka në mënyrë kategorike mosndërhyrjen në punët e brendshëm të këtyre federatave. Kjo situatë nuk ka ardhur befasisht, pasi nuk veprojnë institucionet që janë të zaptuara nga një oligarki kriminale-ekonomike që quhet Rilindje dhe Veliaj është në majat e kësaj organizate. Ai e ka kthyer bashkinë e Tiranë në një makineri të pastrimi të parave të krimit dhe korrupsionit shtetëror.

Veliaj duke qenë nën kontrollon e organizmave kriminale do të vërë nën sundim edhe FSHF-në. Nuk ka një zhurmë për këtë rast, sepse Shqipëria nuk ka më një opozitë. Mos reagimi ka sjellë në këtë gjendje ku nuk do ta dijë më njeri. Formalisht kemi, por realisht nuk kemi opozitë. Unë besoj se duhet të ketë një reagim nga EUFA dhe FIFA. Nesër bëhet një kuvend në Hotel Tirana, dhe Veliaj ndalon kamerat dhe media, çfarë është ky njeri? Pse ka frikë? Media të shkojë për transparencë dhe të japë lajmin. Kush janë njerëzit që po bëjnë terror?

Demalia shtoi se nëse Veliaj ka probleme me Federatën për shkelje le t’i çojë në SPAK, dhe mos të sillet sikur është drejtoi i CIA-s, FBI-së, apo i shërbimeve të inteligjencës.

Demalia: Nuk është çështja për të mbrojtur dukën dhe Federatën. Nëse Federata kanë probleme le t’i zgjidhin vetë. Nëse Veliaj ka probleme me Federatën për shkelje le t’i çojë në SPAK, dhe mos të sillet sikur është drejtori i CIA-s, FBI-së, apo i shërbimeve të inteligjencës. Veliaj do të zërë edhe FSHF-në. Këta që kanë premtuar se do të rregullojë sportin, e kanë shkatërruar atë. Nuk ka vend ku të luajnë fëmijët dhe aty ku krijohen talentet në sistemet zinxhirë.