Përgjaken rrugët e Italisë, humbin jetën 5 të rinj nga përplasja e makinës me një autobus

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 5 të rinjve në Italinë fqinje. Viktimat e moshave 17 deri në 22 vjeç nuk kanë mundur t’i shpëtojnë përplasjes fatale në mesnatën e 23 janarit.
Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën 5 të rinjve, të moshave nga 17 deri në 22 vjeç. Mediat italiane raportojnë se viktimat janë 4 djem dhe 1 vajzë.
Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Rezzato, në provincën e Brescias.
Mediat italiane shkruajnë se një autobus dhe një makinë janë përplasur dhe për pasojë kanë humbur jetën 5 të rinjtë.
Shembet këmba e urës së Metoqit, në Sarandë
23 Janar, 13:33
Përplasja ishte aq e fortë sa të rinjtë që udhëtonin të gjithë në një makinë ndërruan jetë në vend.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit ndërhynë për të nxjerrë trupat nga makina, duke i gjetur të pajetë.
Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me autobusin që vinte nga drejtimi i kundërt.
I lënduar nga aksidenti ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit, i cili është dërguar në gjendje shoku në spital.
Sipas dëshmive të para ka qenë makina me të cilën po udhëtonin viktimat, e cila ka parkaluar në korsinë e gabuar që ka sjellë përplasjenfatale për të rinjtë megjithatë autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e detajuar të shkaqeve të aksidentit të rëndë që i mori jetën 5 të rinjve.

