Ai ia doli! Pas 300 ditësh i shtruar në spital, 40-vjeçari mposht Covid-19
Andrew Watts është pacienti i cili ka qëndruar më gjatë i shtruar në spital pas infektimit me Covid-19.
40-vjeçari u shtrua në spital më 25 dhjetor 2020 me diagnozën e pneumonisë dhe doli më 21 nëntor 2021, sipas faqes së internetit të spitalit të Mbretëreshës Elisabeth në Woolëich, zona e Londër Jugore.
Ai u përball mbi 300 ditë me virusin i cili po ndryshon jetën e miliona njerëzve. Mediet britanike rrëfejnë odisenë klinike të Watts, e cila ka kaluar nëpër faza të ndryshme.
Fillimisht ai u shtrua në spitalin Mbretëresha Elisabeth, pastaj në terapi intensive për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Për pesë javë ai qëndroi në koma dhe dy herë gjendja e tij u përkeqësua deri në rrezik për mbijetesën e tij.
E gjithë mushkëria e majtë dhe një e treta e mushkërisë së djathtë ishin dëmtuar.
Mjekët kishin kontaktuar tashmë gruan e tij Hayley, duke sugjeruar mundësinë e shkëputjes së ventilatorit që e mbante atë në jetë.
Në total ai kaloi 8 muaj në terapi intensive.
Edhe pasi rezultoi negativ për koronavurusin , Andrew duhej të kalonte një periudhë të gjatë rehabilitimi për të filluar të merrte frymë në mënyrë të rregullt.
"Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende," thotë Watts në faqen e internetit të Mbretëreshës Elizabeth.
"Kthimi në shtëpi ishte qëllimi kryesor, por tani një udhëtim i ri fillon; qëllimi im i radhës është të jem në gjendje të shoqëroj djalin tim në shkollë”.
Andrew Watts u bëri thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të tij që të vaksinohen.
