Shembet këmba e urës së Metoqit, në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2022, 13:33
Është shembur një këmbë e urës së Metoqit, në Bashkinë Sarandë ditën e sotme.
Kjo urë shërben për të lidhur zonën bujqësore të Metoqit me fshatin dhe jo vetëm.
Pasi në këtë zonë në vitet e fundit janë edhe 10 banesa familjare dhe disa komplekse blegtoriale.
Mësohet se shkak për rënien e këmbës së urës ka qenë erozioni që i është bërë nga lumi i Bistricës.
Por ekziston mundësia që mbi urë të ketë kaluar ndonjë mjet me tonazh mbi kapacitetin e lejuar.
Pas situatës së krijuar bashkia ka marrë masat urgjente dhe ka bërë bllokimin e urës deri në rregullimin e saj.


