Silvio Berlusconi heq dorë nga kandidatura e tij si president i ardhshëm i Italisë
Italia është përfshirë nga ethet e garës presidenciale, pas përfundimit të mandatit të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella.
Kjo garë nis të hënën më 24 janar, ku në Parlamentin Italian janë thirrur të votojnë 1009 senatorë, deputetë e delegatë të 21 rajoneve italiane.
As 48 orë nga nisja e kësaj gare, lideri i Partisë Forza Italia, ish Kryeministri Silvio Berlusconi, ka hequr dorë nga kandidatura e tij për të qenë President i ardhshëm i Republikës Italiane.
Vendimi i tij ka ardhur pas takimit të liderëve të qendrës së djathtë, mbajtur pasditen e së shtunës, 22 janar.
Figura e Berlusconit u propozua unanimisht pak ditë më parë nga partitë e djathta italiane, Partia Lidhja me lider Matteo Salvinin, Fratelli d'Italia me Giorgia Melonin, Popolo della Liberta me Maurizio Lupin, "Unione dei Democratici Cristiani" me Lorenzo Cessa e Forza Italia.
"Kam vendosur të bëj një hap pas në emër të përgjegjësisë kombëtare, është shprehur Silvio Berlusconi në një notë zyrtare.
"Së bashku me liderët e së djathtës, deklaron ai, që përfaqësojnë mazhorancën politike të vendit, po punojmë për zgjedhjen e emrin më të përshtatshëm që me konsesusin më të gjerë në Parlament.
Për liderin e Forza Italia-s, Mario Draghi duhet të vazhdoj të jetë kryeministër i qeverisë së bashkimit kombëtar deri në fund të kësaj legjislaturë, e domsodishme për të cuar deri në fund procesin e reformave ekonomike, legjislative e në fushën e drejtësisë."
Gjatë orëve të ardhshme priten të bëhen publikë emrat e kandidaturave të qendrës së majtë e qendrës së djathtë italiane.
Votimi për zgjedhje e Presidentit të ri Italian do të jetë i fshehtë. Do të votojnë 1009 zgjedhës, përbërë nga 630 deputetë, 321 senatorë e 58 delegatë rajonalë,
Do të votohet 1 herë në ditë e do të kenë mundësi votimi dhe ata deputetë, senatorë e delegatë që janë pozitiv nga Covid 19, e të cilëve i është ngriut një hapësirë enkas për të votuar e me rregulla të paracaktuara.
Në tri herët e para të votimit do të duhet një mazhorancë prej dy të tretët e votave, pra 637 votash e nëse kjo nuk arrihet do të mjaftoj shumica absolute, 505 vota (nga 1009 votues).
Presidenti i ri do të jetë Presidentit i 13 i Republikës Italiane, afati institucional i tij është 7 vite e mosha minimale duhet të ketë mbushur 50 vjeç.
