E rëndë/ Nëna dëshmon së la të bijën me aftësi të kufizuar të vdiste nga uria
Një nënë 49-vjeçare rrezikon të burgoset, pasi dëshmoi se la të bijën e saj me sindromë "Down" të vdesë nga uria.
Elaine Clark akuzohet për vrasje nga pakujdesia për vdekjen të bijës 24-vjeçare, Debbie Leach, e cila vdiq nga uria.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se vajza fatkeqe vuante nga një sëmundje të rëndë në lëkurë.
Trupi i dobët nga uria i 24-vjeçares u gjet brenda një shtëpie në Blackpool, Lancashire, nga shërbimet e urgjencës më 29 gusht 2019.
Mediet e huaja raportojnë se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa ish-partneri i 49-vjeçares akuzohet për lejimin ose shkaktimin e vdekjes së një të rrituri të pambrojtur. Por më pas akuza ndaj tij u tërhoq.
Fillimisht 49-vjeçarja kishte deklaruar në gjyq se nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen e së bijës.
Por vetëm 10 ditë më parë gruaja ndryshoi dëshminë dhe e gjithë çështja mori një tjetër rrjedhë.
Nëna 49-vjeçare do të gjykohet më 7 shkurt të muajit të ardhshëm.
Arnold Schwarzenegger përfshihet në aksident/ Shikoni videon
22 Janar, 15:23

