Nga 1 marsi doza përforcuese e vaksinës kundër Covid-19 bëhet me detyrim në këtë vend

Belgjika është vendi që do të bëjë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19 të detyrueshme. Kjo masë do të vlejë që prej 1 marsit për të gjithë personat mbi 18 vjeç, njoftojnë autoritetet vendase.

Vaksinimi me dozën përforcuese duhet të bëhet 5 muaj pas dozës së dytë, në mënyrë që certifikata e vaksinimit të jetë e vlefshme.

Ndërkohë mësohet se 53% e popullsisë belge (6 milionë qytetarë) kanë bërë dozën e tretë përforcuese të vaksinës.

Sipas Komitetit Teknik të vendit, rastet dhe shtrimet në spital për shkak të variantit Omicron  nuk kanë arritur ende kulmin e tyre në Belgjikë.

Megjithatë, edhe pse rastet me Covid janë të shumta, vihet re se në spitale ka një rritje të vogël të shtrimeve.