Mustafa, fëmija pa gjymtyrë simbol i dramës siriane është në Itali me familjen, jetë e re në Siena

Babë e bir Munzir dhe Mustafa al-Nazsal janë në Itali. Me ta dhe bashkëshortja e Munzir me dy vajzat e vogla.

Munzir Al-Nazsal ishte duke ecur nëpër një treg në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, kur një bombë shpërtheu. Më pas humbi këmbën e djathtë. Edhe djali i tij Mustafa ka lindur pa këmbë dhe duar.

Zejnebi ishte shtatzënë me Mustafën kur thithi gaz nervor gjatë luftës në Siri. Medikamentet që ajo pinte për shkak të kësaj çuan në zhvillimin e një sëmundjeje të rrallë tek djali i saj, kështu që ai lindi pa gjymtyrë.

Pas largimit nga Siria, familja arriti në Reyhanli në Hatay Turqi. Aty u njohën me fotografin Mehmet Asllan me të cilin u miqësuan.

Aslan ka vënë re momentin intim të babait dhe djalit në një foto që tani është zgjedhur si Fotoja e Vitit si pjesë e Siena International Photo Awards 2021.

"Vështirësia e jetës".

Siena, në një garë të paprecedentë solidariteti, i ka adoptuar dhe do t'u japë një jetë të re. Bolonja dhe shkenca shpresojnë t'i bëjnë ata të ecin dhe të përqafohen përsëri. 

Ata zbarkuan në aeroportin "Leonardo da Vinci" të Romës me një fluturim të planifikuar nga Stambolli rreth orës 17:00 të së premtes dhe në Siena, ku mbërritën në mbrëmje, do të fillojnë jetën e tyre të re në akomodimin e vënë në dispozicion nga Caritas dhe Kryedioqeza. 

 “Tani ai është djali juaj”, u tha nëna e Mustafait të vogël për organizatorëve menjëherë pas uljes.

Nga qyteti i Palio-s kishte nisur një konkurs solidariteti që kishte çuar në grumbullimin e 100 mijë eurove dhe mundësinë e një programi trajtimi në Centro Presi Vigoroso në Budrio (Bolonjë). 

Vetëm pas dy javësh, pas një periudhe karantine, mjekët do të mund t'i nënshtrojnë ekzaminimet me shpresën se do të mund të vendosin proteza që mund t'i rikthejnë këmbët dhe krahët Mustafait të vogël dhe këmbën e djathtë babait të tij Munzirit.

Mustafa, fëmija pa gjymtyrë simbol i dramës sirianeMustafa, fëmija pa gjymtyrë simbol i dramës siriane