Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Milot

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë rrëshqitje gurësh në aksin kombëtar Burrel-Milot.

Mësohet se rrëshqitje gurësh ka në Shkopet, në afersi të sektorit C.

Ky është një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët, pasi është burim aksidentesh.

Një devijim i vogël dhe mjetet mund të perfundojnë në liqenin e Shkopetit, pasi mungojnë mbrojtëset dhe sinjalistika.

Asnjë punonjës i firmës së mirëmbajtjes nuk shihet në rruge për pastrimin e gurëve.

Që në momentin kur është hapur Rruga e Arbërit në këtë aks nuk shihet asnjë polic rrugor.

Rrëshqitjet e gurëve në këtë segment janë të vazhdueshme.