Këngëtari i njohur ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare

Këngëtari i njohur amerikan, Meat Loaf, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Lajmi i ndarjes nga jeta i artistit legjendar është konfirmuar nga familja e tij, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Meat Coaf ndërroi jetë në krahët e bashkëshortes së tij, Deborah ”, shkruhet në postim.

Albumi i këngëtarit "Bat Out of Hell" është një nga albumet më të shitura të të gjithë kohërave.