Mbante në shtëpi 124 gjarpërinj helmues, burri gjendet i vdekur në banesën e tij
Të paktën 124 gjarpërinj dhe një burrë i vdekur u gjetën brenda shtëpisë së tij në Charles County, Maryland nga zyrtarët e policisë.
Sipas mediave të huaja, gjarpërinjtë, disa prej të cilëve u identifikuan si helmues, u gjetën brenda kafazeve kur policia arriti brenda shtëpisë së burrit.
Mësohet se ka qenë një fqinj që ka njoftuar policinë duke thënë se nuk e kishte parë burrin të dilte nga shtëpia.
Fqinji e vuri re burrin përmes një dritareje të shtrirë në dysheme pa ndjenja.
Deri më tani nuk dihen shkaku i vdekjes së burrit ndërkohë që nuk janë gjetur shenja nga gjarpërinj të cilët mbante në shtëpi.
“Brenda shtëpisë, më shumë se 100 gjarpërinj helmues.”-tha zyra e sherifit.
Gjarpërinjtë përfshinin pitonë, gjarpërinj zile, kobra dhe mambas të zeza.
