Sulm ajror në burgun e Jemenit, mbi 100 të vrarë dhe të plagosur
Mbi 100 njerëz janë vrarë dhe plagosur, pas një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili goditi një qendër paraburgimi në Jemenin verior ditën e sotme.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se incidenti ndodhi në qytetin verior të Saada. Mësohet se si pasojë e sulmit kanë mbetur edhe disa të plagosur, por megjithatë ende nuk dihet numri i tyre.
"Mbi 100 të burgosur të vrarë dhe të plagosur," tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) në Jemen.
"Kishte një sulm ndaj një qendre paraburgimi në Saada dhe aktualisht ekipet e KNKK-së po inspektojnë vendndodhjen për të verifikuar numrin e të vdekurve dhe të plagosurve," i tha AFP Basheer Omar, zëdhënës i KNKK-së në Jemen.
Punonjësit e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Banorët në Saada i thanë EFE se kishte tre sulme ajrore nga avionët e koalicionit, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga ana e autoriteteve.
Një dëshmitar ka bërë me dije mes të vdekurve ishin edhe emigrantë afrikanë.
Pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm, migrantët ende kalojnë në Jemen përmes Bririt të Afrikës me shpresën për të arritur në Arabinë Saudite ose në shtete të tjera të pasura të Gjirit.
