E rëndë në Itali/ 28-vjeçari godet me thikë në fyt prindërit, babai ndërron jetë, nëna në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 09:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në qytetin e Milanos. Një 28-vjeçar ka goditur me thikë të dy prindërit e tij më 7 janar.
Nëna 63-vjeçare ndodhet në spital, ndërsa babai 83-vjeç i cili u godit me thikë në fyt ndërroi jetë dje, 20 janar.
Burri vdiq në spitalin ku ishte shtruar që nga 7 janari. Dyshohet se djali 28-vjeç vuante nga probleme të shëndetit mendor.
I riu, i cili është arrestuar nga karabinierët e kompanisë San Donato Milanese, ndodhet në burgun e San Vittore, shkruan Tg Com.
