Ndalohet në kufi me Malin e Zi kamioni me marijuanë, ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë

Një sasi lënde narkotike, marijuanë është zbuluar në kamionin që transportonte thasë me barishte të thata në pikën kufitare Bozzaj me Malin e Zi.

Kamioni me ngarkesën e deklaruar si barëra medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke kaluar transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Droga u zbulua nga doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e sotëm dhe sasia do të përcaktohet gjatë ditës. Lajmi u publikua ne Vijesti.me

Ndalohet në kufi me Malin e Zi kamioni me marijuanë, ishte nisur ngaNdalohet në kufi me Malin e Zi kamioni me marijuanë, ishte nisur nga