Përkujtohet 109-vjetori i krijimit të policisë edhe në Korçë, certifikata për 3 drejtues të lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, në shenjë vlerësimi e kujtimi të emrit dhe veprës së Dëshmorëve të Policisë.
“Gëzuar 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Mirënjohje e falënderim për përkushtimin dhe sakrificat tuaja dhe të familjeve tuaja. Bashkërisht për sfida më të mëdha, në të mirë të qytetarëve.”
Po ashtu kjo ditë është përkujtuar edhe në qarkun e Korçës ka pasur edhe certifikata për shërbime të dalluara për 3 drejtues të policisë.
"Policia e Shtetit kremton sot, 109-vjetorin e krijimit të saj, një rrugëtim sa i gjatë në kohë dhe i suksesshëm, po aq me vështirësi e sakrifica deri nga ato më sublimet, të dhënies së jetës në përballje dhe luftë me kriminalitetin. Përkujtojmë me mirënjohje dhe respekt, kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, ku qarku i Korçës numëron 10 punonjës policie të rënë në krye të detyrës, vepra e të cilëve na bën të ndihemi krenarë."
"Certifikata për Shërbime të Dalluara" akorduar nga drejtori i Policisë së Shtetit, dy punonjësve të policisë:
Komisar Mariglen Jaçellari, me detyrë Shefi i Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Korçë.
Inspektor Pëllumb Agastra, me detyrë ndihmës/specialist për policimin në komunitet (SPZ) pranë Postës së Policisë Pustec
Nën/Komisar Ilir Hasanlli, përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë.
