Kanosi dhe pengoi edukatoren e kopshtit publik, arrestohet 55-vjeçari në Cërrik
Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë një 55-vjeçar, pasi ka kanosur një edukatore në një kopsht publik.
Kallëzimi është bërë nga vetë edukatorja e këtij kopshti, e cila ka thënë se është kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit nga ky person.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

