Vlorë, 45-vjeçari bie në prangat e policisë pasi kishte me doza kokaine me vete

Policia e Vlorës ka prangosur sot shtetasi  L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”.

Ky i fundit është kapur në flagrancë me sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza. 

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasi  L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.