Rinas, kishte pistoletë dhe fishekë me vete, arrestohet 51-vjeçari
Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një rast të tentativës për të futur armë zjarri në vendin tonë.
Kështu, është arrestuar në flagrancë 51-vjeçari, banues në Tiranë, që udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, si në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Armëmbajtja pa leje".


