Mirëseerdhe 2022! Një fshat i tërë në Lushnje mbush ujë te kjo çezmë

Kjo çezmë që furnizon me ujë fshatin Bitaj në Lushnje është ndërtuar para 60 vitesh.

"Po bëj 60 vjet që kam ardhur, e kam gjetur këtë çezme."

Investimin prej 40 milionë lekë në Ujësjellës, banorët nuk e kanë ndjerë asnjë ditë, pasi uji nuk shkon në shtëpitë e tyre.

"Gjithë fshati këtu mbushën".

Por, ky nuk është problem i vetëm për banorët e fshatit Bitaj.

Infrastruktura rrugore e bën jetën e tyre më të vështirë.

Banorët thonë se janë ankuar tek pushteti vendor dhe deputeti i zonës, por kurrë nuk kanë marrë zgjidhje.

"Kemi bërë këreksa, të gjitha na kanë gënjyer nga deputetët te bashkia."

Përfaqësuesit në pushtetin lokal dhe qëndror sipas tyre shkojnë vetëm kur ka zgjedhje, e më pas nuk duken.

"Ka 20 vjet pëa u riparuar, jo pa u bërë."

"Rruga i duhet fshatit, është bërë copë-copë."

Banorët thonë se mungesa e rrugës dhe e ujit ka ndikuar negativisht edhe në të ardhurat familjare, pasi shumica merren me bujqësi dhe pa ujë dhe infrastrukturë ata nuk mund as të prodhojnë e as tregtojnë.