Gjendet e djegur makina pa targa në Frakull të Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2022, 16:58
Ditën e sotme në fshatin Frakull të Fierit është gjetur e djegur një makinë pa targa.
Policia bën me dije se "është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volkswagen”, pa targa."
U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti.
