Me mbi 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Më shumë se 1 kilogram kokainë u sekuestruan nga policia e Tiranës gjatë aksionit të koduar me emrin “Disponimi 2”. Në pranga ka rënë 55-vjeçari me iniciale B.T, banues në Bërxullë.

Burimet thanë se shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë të dyshuarin në rrugën "Jordan Misja".

Gjatë kontrollit në automjetin e 55-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.  

Policia tha se po heton më tej për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.