Doza me kanabis gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e fierit pasi iu gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Policia e Fierit informon se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 29 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Benz", iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 kuti grirëse dhe qese farmaceutike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.