Berisha zbret sërish në bazë, të dielën takim me shkodranët: Përgatisim terrenin për protesta të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha u la takim shkodranëve ditën e dielë, ora 11, në Pallatin e Sportit.

Berisha: Ditën e  dielë ora 11:00 në Pallatin e Sportit. Revolucioni nuk ndalet, selia e PD do ti kthehet Partisë Demokratike. Sot Lul Brava e ka kthyer në çerdhe krimi, selia do tu kthehet demokratëve.

Ai paralajmëroi se nuk ka forcë që t'ua marrë selinë demokratëve dhe t'ua shndërrojë në kulla.

Nuk bëhet fjalë për Foltore, pasi ajo fazë thotë se u përmbyll para Kuvendit në stadium, por do të jetë një parapërgatitje për protesta masive.

Berisha: Takime të dy llojeve, takime të fuqishme me qytetarët gjithçka në funksion të një strategjie të largimit të narkoshtetit dhe përgatitjes së terrenit për protesta të fuqishme. Nuk mund të pajtohet ky popull. Me kufoma politike që u vjen  era në gjithë Europën, nuk mund të pranojë lidhjet e politikës me krimin. Do të ketë pastaj tryeza të rrumbullakëta në të cilat do të elaburohen mendime për fusha të ndryshme. Natyrisht, pa asnjë dyshim, selia do ti kthehet PD.

Ai mohoi faktin se projekti për ndërtimin e kullave në territorin ku ndodhet selia e PD-së është firmosu nga në 2013.

Berisha: Si të duket parku i katër lirive të Ballkanit të Soros? E kam parë vendimin dhe lexoje si duhet. Nuk prek asnjë metër katrorë në territorin e selisë së PD. U la ai vendim për ti hapur rrugën kësaj. Xhamia ishte më e vogël, ndërtohej një ndërtesë për pronarët. Ka një përpjekje dramatike, të pandershme të mediave që mbahen nga qeveria. Ajo çfarë është botuar është gënjeshtër.