Me Kushtetutë në SPAK, banorët e Postribës kallëzojnë guroret: Po na dëmtojnë ne e mjedisin

Postriba nuk e priti pranverën për të marrë zgjidhje për ujin, një premtim që ju dha nga drejtori i Ujësjellësit Shkodër me 10 janar.

Sot ata ju drejtuan SPAK me besimin se ujin e ndotin guroret sipër dhe jo përzierja e burimit me ujin e përroit siç pretendoi  Mark Molla.

Ata dorëzuan kallëzim penal ndaj guroreve që ushtrojnë aktivitet atje, të cilat sipas tyre po dëmtojnë banorët dhe mjedisin.

"Nuk kemi gjetur rrugëzgjidhje, populli po shkon në zero dhe ishalla nuk shkon ën vetëgjyqësi. SPAK ti marrë gjërat me imtësi."

"Prej 3 vitesh na shqetëson shumë ky problem nga ujësjellësi, blegtoria, është cënuar dhe arkeologjia. Të gjithë i kthejnë letrat. Kryeministri të japë llogari. Nuk e blejmë dot ujin me lekë. Atë ujë nuk e pi bagëtia, është llum. Është krim. Të ndalojnë guroret ose zbatojmë Kanunin. Nuk luhet me ligj. Ku janë të drejtat e njeriut? Duhet të merret mendimi i banorëve. Nuk mund të shfrytëzosh malin dhe të na shkatërrosh ne. Ka marrë 86 hektarë mal".

"Situata është shumë kritike, janë kriminelë ata që e bëjnë atë punë. Pijmë llum. Janë 800 familje që preken, 7-8 mijë banorë. Po vijoi kështu do të ikim dhe ne, të na shpërngulin dhe ne".