Aktori i njohur i jep fund lidhjes 16-vjeçare: Do jetojmë të ndarë me dinjitet dhe ndershmëri
Aktori i njohur, Jason Momoa dhe bashkëshortja e tij Lisa Bonet i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 16-vjeçare.
Në një deklaratë të përbashkët të postuar në faqen e Instagramit të yllit të Hollivudit, çifti njoftoi se janë në prag divorci.
"Ne kemi ndjerë presionin dhe ndryshimin e këtyre kohërave tranzitore... jemi në një epokë ku po ndodhin revolucione, ndryshime dhe familja jonë nuk bën përjashtim. Për deri sa do vazhdojmë jetët tona të ndara ne do e bëjmë këtë gjë me dinjitet dhe ndershmëri," shkruhet në postimin e përbashkët të çiftit në Instagram.
Momoa, 42 vjeç dhe Bonet, 54, u njohën në vitin 2005 dhe u martuan zyrtarisht në fund të vitit 2017.
Ata janë prindër të një djali dhe një vajze.
Joseph Jason Namakaeha Momoa është naktor, model, regjisor, skenarist dhe producent amerikan. Ai u bë i njohur për rolet e tij televizive në serialin "Stargate Atlantis" në rolin e Ronon Dex dhe "Game of Thrones" në rolin e Khal Drog./Ora News/

