"Nuk ishte tërmet ishte Fifi", Shpërthen këngëtarja: Ty dhe shumë të tjerëve ja u kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar dhe kosovar, Filloreta Raçi, ka reaguar në lidhje me komentet fyese dhe bullizuese që merr në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Indicie për shpërthimin e këngëtares ka qenë një koment bullizues nga një person në rrjetet sociale, i cili ka shkruar në lidhje me tërmetin që preku vendin tonë mbrëmjen e 9 janarit: "Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi".
Si rrjedhojë nëpërmjet një postimi në Instagram Fifi shkruan se e vuan bullizmin që në moshë të vogël dhe se kjo gjë vazhdon edhe sot.
Postimi i plotë i këngëtares:
“Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua, sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime, sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve ja u kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi.”

