Meditimi, teknika që trajton negativitetin e njerëzve. Disa këshilla si duhet të ushqeheni

Është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndihen sa më energjikë në të përditshmen e tyre dhe për këtë ekzistojnë disa metoda apo teknika që ndihmojnë. Problematikat në jetën tonë janë të larmishme dhe një nga mënyrat për t’u mbrojtur kundër stresit që ato shkaktojnë, është edhe meditimi transcendental. Për të folur për këtë teknik ishte i ftuar në studion e “Jeto me Orën” Justin Goçi mjeshtër i meditimit.

“Meditimi është një teknik që të bënë të ngresh shumë pyetje për veten tënde dhe për jetën. Mungesa e informacionit dhe neglizhenca që kemi na e bëjnë jetën më të vështirë. Edukimi i gabuar gjithashtu është kryesor në vendin tonë dhe jo vetëm. Dhe meditimi transcendental na ndihmon të rikuperojmë shumë gjëra” u shpreh Goçi.

Justini  e vijon karrierën e tij në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni. Meditimi transcendental është një teknikë e lehtë, e thjeshtë, e pamundimshme dhe krejt natyrale për të gjithë, nuk ka lidhje me fenë dhe duke e praktikuar rregullisht arrin më shumë rezultate në jetë.

“Duke medituar ne do të jemi më të lumtur dhe kështu do të ketë ndriçim në planetin tonë. Unë vendosa të kujdesem për shqiptarët pasi pashë se këtu njerëzit nuk janë të lumtur. Dhe këtu puna ime u kthye në mision, pasi meditimi është gjëja më e mirë që mund t;ju ndodh njerëzve” u shpreh Goçi.

Ai tregoi se ka punuar më mbi 5000 njerëz.

“Kam pasur klient të grupmoshave të ndryshme, interesi është shumë i madh pasi vlerat që marrim nga meditimi janë të paçmueshme. E përkrahur nga shkenca si teknika më e mirë dhe më përshtatshme për të gjithë njerëzit sidomos në jetën e përditshme” u shpreh Goçi.

I pyetur se sa kohë na duhet për të marr efektin e këtij meditimi Goçi tregoi se vetëm në pak ditë shohim ndryshim.

“Merr menjëherë një efekt të menjëhershëm. Mund të meditojmë në çdo moment pak më parë meditova në makinë dukë ardhur për këtu gjithashtu. Meditimi transcendental mund ta praktikojnë të gjitha moshat” u shpreh Goçi.

Për njerëzit me problem ankthi apo paniku ai tregoi sesi trajtohet.

“Ka disa teknika për këta persona unë kam bërë edhe një studim vetëm për këta njerëz. Ka teknika gjithashtu që nuk rekomandohen për këta njerëz pasi është pak vështirë që ata të përshtaten. Të gjithë kemi pasur problem me ankthin por duhet ta dinë të gjithë që kjo është një gjë shumë normale, pasi shumë njerëz paragjykohen. Unë kam bërë një program që përmirësohen direkt pamedikament këta persona dhe kjo terapi ka pasur shumë sukses në 50 raste që unë kam pasur” u shpreh Goçi.

Ai gjithashtu dha disa këshilla.

“Kur konsumoni ushqim apo ujë duhet të konsumoni atë gjë me mendjen aty pasi ju jepni ndërkohë një mesazh në organizmin tuaj” përfundoi Goçi.