Shqiptarët provojnë Santa Fe dhe Chicken Tikka Masala, pjatat meksikane dhe indiane

Çdo popull, në atë që quhet kulturë dhe traditë kombëtare ka elementin autokton të të ushqyerit dhe të mikpritjes. Kuzhina kombëtare ose ajo tradicionale, është kuzhina që në trojet shqiptare është aplikuar ndër shekuj. Por pas viteve ’90 filluan dukshëm të futen edhe pjata nga kuzhina të huaja.

Duke filluar me atë italiane si pastat dhe picat e duke  vijuar në ushqimet tradicionale meksikane kineze japoneze apo indiane. Për të folur më tepër rreth kuzhinave të huaja në studion e “Jeto me Orën” ishin të ftuar Orest Kardhashi shef salle në restorant me ushqim Indian dhe  Armando Plepi, menaxher i një restoranti meksikan. Armando Plepi tregoi se ushqimi meksikan ka në vendin tonë që në vitin 2004.

“Në fillim ka qenë shumë  e vështirë pasi njerëzit ishin mësuar me ushqim Italian ose grek jo me ushqime te tjera. Por me kalimin e kohës çdo gjë ndryshoj. Tashmë klientët e din menunë përmendsh” u shpreh Armando.

Ndërsa Orest Kardhashi tregoi për fillimet e tij në këtë fushë dhe në kuzhinën indiane.

 “Në fillim ishte shumë e vështirë me emrat por tashmë jam mësuar. Klientët Indian i dinë të gjitha i dinë përparësitë dhe vijnë me menu të qartë. Ndërsa shqiptarët e kanë vështirë se çfarë të marrim dhe sesi duhet ti konsumojne” u shpreh Orest Kardhashi. 

Oresti tregoi edhe për ushqimet që kishte sjell në studio, disa nga pjatat më tacos, kryesore indiane dhe më të preferuarat duke filluar nga pikantet e deri tek ato me shijen më të veçantë dhe më të preferuarat në restorant. Në studio ai prezantoi pjatat indiane si: Chicken Tikka masala, Chicken biryani

Ndërsa Armando Plepi  tregoi për pjatat më speciale meksikane, santa fe, e cila është më e kërkuara në restorantet meksikane. Ai tha se disa nga pjatat e tjera meksikane janë: Kesadija, Tacos, dhe Chimichanga

Armando tregoi nëse e ka bërë pjesë të jetës së përditshme ushqim meksikan.

 “Më para kur isha beqar e konsumoja shumë por tani mundohem që të konsumojnë edhe në shtëpi” u shpreh Armando Plepi. Edhe Orest tha se edhe ai do donte shumë që ta transmetonte si kuzhinë edhe në familje por është shumë e vështirë që të gatuhet nga shqiptarët.

Ata treguan me humor për pjesë e emrave sesi klientët e tyre i shprehin pasi janë emra shumë të vështirë. Armando Plepi tregoi se fëmijët janë klientë shumë besnik në ushqimin meksikanë. 

“Fëmijët preferojnë shumë nactot apo santa fe, dhe nuk ndahen nga këto ushqime dhe janë bërë shumë klientë besnik” u shpreh Armando Plepi. Një nga pjatat që Armando sugjeron që duhet të provohet patjetër nga ushqimi meksikan janë buritor dhe nacos.

Ndërsa Orest tregoi se e preferuara në ushqimin Indian është 'promasala'.