Tre ndryshimet që do pësojë Instagrami/ 2022 viti i influencerave, ja profesioni më i paguar

Instagrami e nis vitin e ri me 3 risi. Gjatë 2022-it Instagrami do pësojë tre ndryshime, ndërkohë një pjesë e madhe e tregut, e reklamave dhe  marketingut do të ketë fokus kryesor rrjetet sociale.

Specialisti i marketingut digjital, Arlind Zoto, zbulon  në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora 3 risitë e Instagramit. Zoto thotë se 2022 do jetë viti i influencerave dhe se të gjithë bizneset do kenë nevojë për influencers.

Arlind Zoto: Do ketë ndryshim në news feed, do ketë  3 opsione të reja. E para mund të ndjekësh vetëm followrsat (ndjekësit) e tu. E dyta mund të ndjekësh followrsat por edhe personat që pëlqejnë të njëjtat gjëra me ty, hashtag. Dhe së treti për pjesën e favourite, të preferuarave do jetë një yll anash dhe do kesh në Instagram pjesën e faqeve dhe personazheve të preferuar. Çdo postim që bëjnë ata të vjen njoftim.

2022 do jetë viti i influnecerave. Të gjithë bizneset do kenë nevojë për influencer. Kjo është një nga arsyet pse influnecerat duhet të fokusohen më shumë.

Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i  likes (pëlqimeve)  dhe numri i followrsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj.  

Zoto thotë se në 2025 TikTok do ia kalojë Instagramit dhe se Coppy Writter është dhe do jetë profesioni më i kërkuar dhe më i paguar në rrjetet sociale.

Arlind Zoto: Në 2025 TikTok do ia kalojë Instagramit. Copy Writter do jenë personat më të kërkuar  për punë në rrjetet sociale, që krijojnë kontent për rrjetet sociale, video mesazhe tekste, që ta mbajë përdoruesin të gozhduar para ekranit.

Sa para fiton një influecer?

Arlind Zoto: Nëse ka 10 mijë ndjekës dhe  3 , 4 mijë like për foto, fiton  nga 200 dollarë deri një 1200 dollarë në muaj për brandin. Gjithmonë varet nga tema që trajton dhe çfarë u tregon njerëzve.

Diferenca në treg bëhet nga emri që zgjedh. Emri duhet të ketë lidhje me atë që ti bën me shërbimin apo brandin që ti bën.

Çfarë pëlqen të ndjekë audienca sot?

Xheni Hatillari, blogere: Gjërat që prodhohen shpejt, të thejshta, bazike, trende si  Kardashian. Ecin edhe profilet që bëjnë gjëra që ne nuk i kemi parë. Rrjete sociale janë punë. Nuk ia kam parë hajrin 100%. Është hobi i bukur, me kalimin e kohës e kthen në punë.