Troç fare/ Endri: Për’puthen nuk mund të shkelte mbi parimet e mia, ja pse u largova

Edhe pse të gjithë e ndjekin Për’puthen, shpesh ngrenë pyetje nëse e gjitha ajo që transmetohet është e vërtetë. Endri, një djalë i zgjuar, i cili jetën e tij më shumë e kalon jashtë kufijve të Shqipërisë, më saktë në SHBA na tregon se morali vlen më shumë sesa klikimet apo fama e cila në një program dashurie nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj ose 1 vit.

Dajana: Endri, a kishte ndonjë vajzë që me të vërtetë të pëlqeu brenda në program, apo thjesht duhet të zbatonit rregullat zihu, puthu dhe pajtohu?

Endri: Antonia dhe Alvisa më pëlqenin shumë si karakter, por aty brenda kishte shumë drama dhe unë nuk doja aspak të përfshihesha me konkurrentët e tjerë. Mesa duket, ata kanë shumë qejf të përfshihen në të tilla gjëra e të kenë sa më shumë vëmendje dhe për mua kjo është çështje dinjiteti. Dhe unë në një moment pyeta veten, nëse vërtetë kam një pëlqim për vajzat. U largova me dëshirën time, askush nuk më përzuri nga aty. Unë nuk kisha asnjë përfitim aty,pasi shumica prej konkurrentëve bëjnë reklama, por unë dilja me humbje me një gjë të tillë, pasi me biznesin tim bëj më shumë para sesa aty. E gjitha kjo mund të zgjasë për 6 muaj ose 1 vit maksimumi dhe nuk ishte në leverdinë time të gënjeja publikun e të isha një shembull i keq, pra e thënë me pak fjalë parimet e mia nuk e lejonin një gjë të tillë.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: