Endri: Ja pse Për’puthen më shkaktoi ankth, personazhet brenda, të paqëndrueshëm

Programet e dashurisë, sidomos në Shqipëri shpesh janë diskutuar për skenaret e mirëmenduara dhe improvizimet e takimeve vetëm për klikime dhe këtë gjë e kanë pohuar shumica e konkurrentëve pjesëmarrës në emisione të tilla.

Mbrëmjen e kaluar në D-Night ishte i ftuar Endri Misku, një nga ish-konkurrentët e Për’puthen, i cili na zbuloi arsyen e largimit nga programi dhe deklaratat e tij të bujshme në lidhje me bukurinë, me pretendimin se është më i bukur sesa vajzat konkurrente.

Dajana: Si ka ndryshuar jeta jote pas Për’puthen?

Endri: Jam shumë më i qetë dhe të them të drejtën aty brenda ndihesha shumë në ankth. Më shumë rrija vetëm sesa shoqërohesha me konkurrentët e tjerë dhe që pas daljes nga programi ndihem vetvetja dhe po tani jam më mirë për hir të së vërtetës.

Dajana: Pse kaq shumë ankth Endri? Ti besoj more pjesë me dëshirë në program, nuk është se shkroi dikush tjetër në vendin tënd për ty?

Endri: Emisionin e nisa me një vrull të madh, isha mirë, por më pas nuk po ndihesha edhe aq mirë. Janë shumë gjëra që ndodhin aty, ka shumë tipe të ndryshme njerëzish. Njëherë më dukeshin të mirë, herë tjetër keq. E thënë ndryshe nuk janë konsistent si karaktere, pra nuk kanë qëndrueshmëri.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00