Gratë e martuara në kërkim të "çunave lodër"? Ja për kë e ka fjalën Ledjoni
Rikthehet përsëri Ledjon Muçaraku në D-Night, ose siç njihet ndryshe me nofkën Super mashtruesi.
Euforik dhe me shumë energji kishte aq shumë për të thënë saqë bëri lëmsh edhe veten me fjalët që thoshte. Por, përpos debatit që bëri më Genardin, ai u ndal te një fenomen që kohët e fundit edhe në shoqërinë shqiptare po zë hapësirën e tij.
Gratë e martuara në kërkim të djemve më të vegjël, ku këta të fundit qëndrojnë me ta jo për hir të dashurisë, por sa për t’i zhvatur.
Ledjoni: Një dhimbje e pazakontë për gratë 40 vjeç e sipër të cilat kanë të dashur nga 20 vjeç. Problemi im është se përse i mbajnë me lekë?
Dajana: E ke me ndonjërën personalisht?
Ledjoni: Jo, por do të ta them personalisht.
Genardi: Ky e paska platonike, ky nuk paska eksperiencë fare, qenka i virgjër.
Ledjoni: Ha mish dhe oriz dhe shko në banjo, vetëm për atë je. Edhe një herë, gra të dashura mos bini pre e këtyre djemve të rinj.
Genardi: I djeg për vetë këtij, prandaj flet kështu
Ledjoni: Po mbylle gojën more t’u mbylltë se na….{klikoni te linku për të dëgjuar bisedën e plotë}
Genardi: Ledjoni ka fiks moshën për Lulin.
Sherri mes tyre kaloi përtej limiteve, por ajo që duhet theksuar është fakti se Ledjoni ose siç njihet me nofkën mashtruesi është mësuar në studio të tjera televizive me debate të tilla. Dhe në D-Night, sherri i mbrëmshëm nuk ishte aspak i inskenuar më parë. Çdo gjë ndodhi live dhe kërkesa e vetme që Ledjoni kërkonte, ishte përballja me Genardin. Një zënkë mes tyre kohë më përpara si duket nuk mbajti më dhe plasi në studio.
Dajana: Ledjon meqë unë jam pa skenar dhe mos mendojnë njerëzit se unë iu kam vënë juve të dyve të ziheni. Dua të sqaroj të gjithë publikun shqiptar se këtë debat që po ndodh tani, nuk e kam inskenuar më përpara. Nuk kam asnjë skenar të përgatitur. Faleminderit!
D-Night nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

