Qeqa Krelani: Punova 15 vite që të bëhesha komentatore futbolli, ja si u ndjeva

Edhe  pse sportet janë konsideruar si diçka me të cilën merren burrat dhe audienca më e madhe e tyre është menduar të jenë pikërisht ata, kjo nuk e ka përjashtuar aspak figurën femërore. Të shumta janë formatet televizive sportive që bashkë moderohen nga gazetarët sportive dhe moderatoret .

Të ftuara ditën e sotme në studion e “Jeto me Orën kanë qenë moderatoret e sportit Klevisa Alinani, Johana Bici, si dhe në një lidhje skype Qeqe Krelani. Ato treguan më tepër rreth eksperiencave të tyre në moderimin e sportit.

Qeqa Krelani tregoi se për të nuk ka qenë rastësi.

“Për mua nuk ka qenë rastësi por isha e detyruar të bëja këtë zgjedhje pasi babi im ka qenë futbollist dhe u vendos që të bëhesha gazetare sportive. Por duhet edhe pasioni që ta bësh këtë punë dhe jo vetëm por duhet edhe disiplina” u shpreh Krelani.

Ajo tregoi edhe sesi ajo vendosi të bëhej komentatore gjithashtu.

“Punova për 15 vite që më në fund të bëhesha komentatorja e parë femër për futbollin. Problematika e parë që hasa ishte emocioni si fillim dhe të them të drejtën nuk e mendoja se do ishte kaq e madhe që një femër po komentonte një ndeshje. Por për mua ishte shumë emocion pasi preka ëndrrën time por më pas u mësova” u shpreh Qeqa Krelani.

Ndërsa Klevisa tregoi për karrierën e saj.

“Në fillim ka qenë shumë paragjykim i madh pasi thonë femrat nuk janë të afta për këtë fushë. Por unë edhe studimet e mija ua kushtova sportit pasi diplomat I kam mbrojtur me sportin. Dhe pasi studimeve fillova të bëjë gazetaren e sportit dhe ja ku jam sot si moderatore” u shpreh Klevisa Alinani.

 Edhe Johana Bici edhe përse prej 4 muajsh në gazetarin e sportit. 

“Kam vetëm 4 muaj që merrem me gazetarin e sportit më para jam marr me motin dhe është një fushë shumë e vështirë por tashmë po i kaloj vështirësitë. Vështirësia e parë kanë qenë emrat e futbollistëve , skuadrave dhe më pas kampionatet” u shpreh Johana Bici.

Klevisa tregoi se për të ka qenë e lehtë sepse ajo është rritur me sportin.

“Ka edhe momente të vështira por për mua ka qenë e lehtë se sa jam rritur duke parë sportit. Por ka edhe momente që jam live dhe më anulohen intervista por mundohemi t’ja dalim” u shpreh Klevisa Alinani.

Johana tregoi se edhe studimet nuk i ka përfunduar për gazetari. “Edhe pse nuk i kam përfunduar studimet për gazetari por për juridik magjia e televizionit më bënë që ta dua më tepër televizionin por besoj se edhe juridikun nuk do ta lë pas dore” u shpreh Johana Bici.

Klevisa tregoi sesi është paragjykuar.

“Në fillim të gjithë mendonin se ishte thjesht rastësi që unë gjendesha në këtë fushë pasi edhe vëllanë e kam gazetar sportit dhe mendonin se kisha shkuar pas tij por jo unë e kam shumë pasion. Por paragjykime kam pasur shumë të gjithë të shikojnë paksa çuditshëm por u mësuaan tashmë” u shpreh moderatorja.

 Të dyja moderatoret treguan se për ato mbetet një profesion shumë i bukur dhe se gjithmonë në futboll lajmet mbeten të bukura dhe jo si profilet e tjera. 

Ato treguan edhe se familjarët janë kritikët e tyre më të mëdhenj por që janë gjithashtu edhe një mbështetje e madhe për to