Zjarr në mes të dimrit në Shëngjin, flakët rrezikuan zonën e banuar, 5 orë luftë për t’i vënë nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të enjte një zonë me bimësi në Kune të Shëngjinit.

Flakët u shfaqën në orët e para të mëngjesit dhe të favorizuar nga era e fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Për pasojë u rrezikua edhe zona e banuar, por fatmirësisht flakët nuk u lejuan të arrijnë deri aty.

Në mungesë të rrugës për të afruar mjetet, forcat zjarrfikesë u detyruan të ndërhyrjnë me mjete rrethanore.

E për pasojë lufta me zjarrin në mes të dimrit vijoi për rreth 5 orë.

Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndaj edhe policia e Lezhës ka nisur një hetim për të identifikuar autorët.