Avokati Idajet Beqiri: Analiza e plotë nxjerr përgjegjësinë që raste të tilla të bëhen mësim
Teksa kane kaluar 5 ditë qëkur një fëmijë 3 vjeçar një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në kopshtin privat të Fierit.
Hetimet e deritanishme flasin për një ngjarje aksidentale. Deri në këto momente autoritetet ende nuk kanë më një përgjegjësi konkrete dhe sipas te gjitha gjasave do të jetë vështirë, pasi thuhet se në ambientet ku ndodhi tragjedia, nuk ka pasur kamera sigurie. Në bazë të ligjeve të shtetit tonë, bashkia është ajo që kryen kontrollet teknike në kopshte dhe çerdhe edhe nëse ato janë private.
Por çfarë ndodh në të vërtetë brenda mureve ku ne lëmë fëmijët gati gjysmën e ditës?
Për të trajtuar këtë problematikë, me pwrpjekjen që tragjedi si ajo e Fierit të tilla të shmangen, në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishin avokati Idajet Beqiri, Psikologia Anxhela Peza dhe Elidon Shehaj, Psikolog .
Avokati Idajet Beqiri u shpreh se analiza e plotë e një ngjarje nxjerr përgjegjësinë që raste të tilla të bëhen mësim.
Sipas avokatit edukator duhet të luajë rolin e prindërit të dytë.
