Biberaj: 8 janari ishte turp. Basha mosmirënjohës, Berisha e mori nga hiçi e i dha pushtet, ai iu bë armiku më i madh

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, shprehet se edhe pse ka qenë kritik ndaj Sali Berishës, shprehet se lëvizja që ka ndërrmarrë është e drejt.

Në një intervistë për Ora News, për gazetaren Matilda Mcini, Biberaj tha se vendi ynë ka nevojë për një PD që të bëjë opozitë dhe të rrëzojë Ramës, pasi qeverisja e tij sipas tij është më e inkriminuara në kontinent.

Aleksandër Biberaj: Unë kam qenë kritik i Berishës. Nuk ka qenë model I një demokrati, sepse Berisha vinte nga shkolla komuniste. Për momentin kauza e Berishës është e drejtë sepse është kauza e demorkatëve.  Basha është produkt fallso i Berishës. Ky i fundit e ka mbështetur pa kushte. Ne kemi nevojë për një PD që ytë bëjë opozitë dhe të vijë në pushtet.

Poll

Qeverisja e Ramës sot është më e korruptuar në kontinent, është më e inkriminuar. Rama është fuqizuar sepse nuk ka opozitë. Ne kemi nevojë për një aleancë shumë të madhe të së djathtës dhe në faktorët e zhgënjyer të së majtës. Ky është një problem dhe përgjegjësi e Bashës, por edhe e Berishës. Edi Rama nuk është një njeri që pranon votime të lira dhe të ndershme. Ne duhet të fokusohemi në një seri protestash. Edi Rama me çdo mjet dhe me çdo kusht duhet të përmbyset nga pushtetit, ose do të jetë pushtet për 20-30 vite të tjera.

Biberaj thotë se situata që u krijua në 8 janar dita kur u zhvillua protesta para selisë së PD, ishte një turp për të gjithë, ndërsa shton se tensione të tilla duhej të shmangeshin. 

Ai tha se Basha u tregua mosmirënjohës ndaj Berishës i cili i dha të gjitha pushtetet.

Aleksandër Biberaj: Ajo që ndodhi më 8 janar është një turp për ne të gjithë.  Ajo duhej të shmangej. Basha me Edi Ramën po përpiqet të instalojë një pluralizëm burokratik. Sot 100% të pushteteve i ka Edi Rama. Unë mendoj se Basha duhet të kishte pasur mirënjohje. Ne shqiptarët kemi treguar fatkeqësisht, se jemi kombi i besës në librat e kreshnikëve, por  jemi të pabesë. Nuk kemi mirënjohje dhe respekt. Berisha e mori Bashën nga hiçi, ishte i pasuksesshëm.

Përgatiti Anila Kolgjini.