Avokati Idajet Beqiri: Institucionet në vendin tonë janë të papërgjegjshme

Teksa kane kaluar 5 ditë qëkur një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në kopshtin privat të Fierit, hetimet e deritanishme flasin për një ngjarje aksidentale.  

Deri në këto momente autoritetet ende nuk kanë më një përgjegjësi konkrete dhe sipas te gjitha gjasave do të jetë vështirë, pasi thuhet se në ambientet ku ndodhi tragjedia, nuk ka pasur kamera sigurie. Në bazë të ligjeve të shtetit tonë, bashkia është ajo që kryen kontrollet teknike në kopshte dhe çerdhe edhe nëse ato janë private.

Por çfarë ndodh në të vërtetë brenda mureve ku ne lëmë fëmijët gati gjysmën e ditës?

Për të trajtuar këtë problematikë, me perpjekjen që tragjedi si ajo e Fierit të tilla të shmangen, në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishin avokati Idajet Beqiri, Psikologia Anxhela Peza dhe Elidon Shehaj , Psikolog .

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se ligjet në vendin tonë ekzistojnë dhe në rastet e kësaj natyre si rasti i fierit ligjet janë të ashpra.

Avokati thotë se çdo edukator duhet të ketë një përgjegjësi të madhe teksa ka marrë përsipër të kryejë atë detyrë  dhe nëse nuk e përballon dot mbipopullimin apo diçka tjetër të mos e marrë përsipër. Sipas Beqirit institucionet e shtetit në vend janë të papërgjegjshme.