"Berisha e solli 4 herë PD në pushtet", Himçi: Basha për të tretën herë në opozitë

"Sali Berisha e solli 4 herë në pushtet PD, ndërsa zoti Basha e ka për të tretën herë që vazhdon të jetë në opozitë."

Kështu u shpreh anëtari i PD-së, Blendi Himçi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News.

Himçi: Duhet të kuptojmë se kush është fajtori. Nga shumica e demokratëve Sali Berisha shikohet si e vetmja shpresë për të hequr pengun e Edi Ramës nga drejtues i opozitës. Protesta e 8 janarit tregoi që ishin në një aleancë të mirëfilltë të lidhur shumë kohë më parë.

Himçi i bëri thirrje Bashës që të dalë në terren.  Sipas tij, kështu do kuptojë se çfarë mbështetje gëzon sot dhe çfarë i ka bërë ai demokratëve e si është sjellë me ta për hir të pazareve të tija personale. Himçi tha se Basha i ka zhgënjyer të gjithë demokratët.