Kulla në PD? Bardhi: Qesha pa fund! Mashtrimet s’e mbulojnë kryqin e SHBA për Berishën
Partia Demokratike i ka mohuar akuzat e zotit Berisha se selia e PD do të kthehet në kulla dhe hotele. Ditën e sotme ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se asnjë mashtrim i Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e 8 janarit dhe vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD. Sipas tij, në 18 dhjetor demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhën të ardhmen.
Postimi i plotë:
Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berishës. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.
Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e Sali Berishës ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.
Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhën të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
