Grabitet gjatë natës, pezullohet mësimi në shkollën 9-vjeçare në Gjirokastër
Shkolla 9-vjeçare "Naim Frashëri" në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes.
Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit.
Kjo shkollë e pozicionuar në pjesen e sipërme të qytetit, rezulton e papajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policiseë do t'i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.
Shpesh herë ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve të fundit.
Nuk dihet ende se çfarë është grabitur ndërkohë që keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës, duke e dëmtuar atë.
Për pasojë procesi mësimor sot është pezulluar. Pas inspektimit fillestar janë konstatuar dëmtime të orendive mësimore në klasa, ndërkohë që tentativa e grabitësve për të depërtuar në zyrën e Drejtorisë ka rezultuar e dështuar.



