Berisha: Legjitimitetin në PD e ka vetëm Komisioni i Rithemelimit, Basha peng i dyfishtë i Ramës

Sali Berisha u shpreh se legjitimitetin e vetëm në PD në këto momente e ka Komisioni i Rithemelimit, pasi Basha është shkarkuar.

Berisha e cilësoi edhe një herë si peng të Ramës të përfshirë në afera të mëdha korruptive.

Berisha: Legjitimitetin në PD e ka vetëm Komisioni i Rithemelimit. Basha është peng i dyfishtë. Është peng për afera të mëdha korruptive me Edi Ramën që po dalin tani. Një ndër to është porti i Durrësit.

I ftuar në RTK, Berisha u ndal edhe te protesta e 8 janarit. Berisha tha se Basha kishte mbledhur në seli një bandë kriminale me lejen dhe miratimin e narko-qeverisë shqiptare.

Berisha: Një kryetar i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD kishte grumbulluar në shtëpinë e demokratëve vrasës, trafikantë dhe pengmarrës. Kishte shndërruar këtë institucion politik në një strofull të një bande kriminale. Kjo ndodhte në qendër të Tiranës me leje të narko-qeverisë shqiptare.

Berisha u shpreh se Basha nuk ka mbështetës prandaj u mbrojt me bandë.