Emri/ Shqiptari kapet në fermë kanabisi në Britani, burgoset

Një shqiptar i kapur me 171 bimë kanabisi me vlerë më shumë se 100,000 paund pasi policia kontrolloi një shtëpi në Gainsborough, është dënuar me 27 muaj burg, tha të premten Gjykata e Lincoln Crown.

Fabio Balliu, 23 vjeç, nga Main Street, Huthwaite, pranë Mansfield, u arrestua në pronën në Spring Gardens pasi oficerët u lajmëruan fillimisht nga një fqinj i cili besonte se po ndodhte një vjedhje.

Oficerët shkuan dhe menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda pronës dhe zhurmën e ventilatorëve elektrikë.

Balliu hapi derën e hyrjes dhe u largua me vrap nga prona por u ndalua dhe u arrestua.

Ai u tha oficerëve: “Ok, unë jam nga Shqipëria. Anglishtja ime nuk është e mirë.”

Policia gjeti një zonë ndenjeje në dhomën e përparme me një shtrat dhe frigorifer të zbrazët, çka ngriti dyshime se kultivuesi ndoshta nuk jetonte në pronë.

Në shtëpi u gjetën tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis në gjendje vegjetative.

Një ekspert droge vlerësoi vlerën e mundshme të kanabisit midis 24,500 dhe 102,600 £ në varësi të sasisë dhe mënyrës se si do shitej.

Emri/ Shqiptari kapet në fermë kanabisi në Britani, burgoset