Policët kthehen në heronj, shpëtojnë një grua nga makina teksa ajo ishte në flakë

Zyrtarët e policisë së Qarkut Pasco kanë publikuar një video dramatike të kamerës së trupit që tregon oficerët duke shpëtuar një grua që mbeti e bllokuar në një makinë në flakë pas një aksidenti.

Përplasja ndodhi pak pas mesnatës së 29 dhjetorit në Suncoast Parkway në mbikalimin e State Road 52. Shoferja mbeti e bllokuar brenda makinës, e cila po digjej.

Efektivët që u përgjigjën, të cilët mbërritën përpara skuadrës së shpëtimit nga zjarri, përdorën tre aparate zjarri për të shuar zjarrin, më pas gjetën gruan dhe e nxorën atë jashtë mes tymit të dendur.

"A është dikush atje?" pyet një efektiv ndërsa i afrohet vendit të ngjarjes.

Më vonë, ai pyet: "A mund ta thyejmë derën?"

Pak çaste më vonë, dikush thotë: "Kam kapur një krah".

Gruaja nxirret nga makina pak çaste më vonë. Zëdhënësja e Sherifit, Amanda Hunter tha se gruaja u dërgua në një spital në gjendje të qëndrueshme.

“Ne ndajmë video të këtij shpëtimi për të treguar rreziqet që përballen efektivët tanë në çdo turn”, - tha zyra e sherifit në një postim në Facebook.

"Ne jemi krenarë për përpjekjet e tyre vetëmohuese për të siguruar që shoferja të dalte e gjallë nga makina."