Prej muajsh në qelitë e Hagës, pas babait Kadri Veseli humb edhe nënën

Prej muajsh në qelitë e Hagës, pas babait Kadri Veseli humb edhe

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.

Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

"Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.

Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne! Familja Veseli"/Express/