Vetëm 23 vjeç dhe i vaksinuar, peshëngritësi dhe shkencëtari greko-australian vdes nga koronavirusi
Një 23-vjeçar në Australi ndërroi jetë nga koronavirusi të martën. James Kondilios, shkencëtar dhe ish-kampion i peshëngritjes po trajtoihej në Spitalin St Vincent.
Mediat raportojnë se ai i kishte marrë të dy dozat e vaksinës dhe nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.
Ishte i ri dhe i shëndetshëm në kohën kur u infektua me Covid-19 dhe vdiq disa ditë më vonë në një spital të Sidneyt ku po trajtohej.
Në një postim në rrjetet sociale, miqtë e tij thonë se vdekja e tij është një kujtesë se COVID-19 mund të godasë edhe të rinjtë dhe të shëndetshëm.
James Kondilios me origjinë greke u rrit në Sydney, ku ndoqi Waverley College. Në vitin 2015 ai përfaqësoi Australinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Finlandë, ku fitoi një medalje bronzi.
Më vonë përfundoi studimet dhe mori një diplomë Bachelor të Shkencave nga Universiteti Kombëtar i Australisë në Canberra.
Në vitin 2019, atij iu dha Çmimi Kombëtar i Shkencës për punën e tij në pylltari dhe ndryshimet klimatike.
Së fundmi ai ka punuar si shkencëtar i të dhënave në Departamentin e Shërbimeve Sociale në Canberra.
Ai ishte një nga 13 personat e vrarë nga COVID në 24 orët e fundit në Australi.

