Petar Petkoviç: Kosova, bebja e syrit të shtetit të Serbisë

Serbët dhe një përqindje e vogël e ortodoksëve shqiptarë në Kosovë festojnë në 7 janar Krishtlindjen sipas kalendarit gregorian.

Në Prishtinë, në manastirin e Graçanicës u mbajt liturgjia e Krishtlindjes ku mori pjesë edhe kreu i të ashtuquajturës, zyra serbe për Kosovën, Petar Petkoviç dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe në vend.

Petkoviç mbajti fjalën e tij, duke uruar serbët që jetojnë në Kosovë me rastin e lindjes së Krishtit, por sigurisht e politizoi festën duke u shprehur se serbët duhet të bashkohen dhe të promovojnë paqen, nëse duan të mbijetojnë në Kosovë.

"Krishti ka lindur. Misteri i lindjes së tij përfaqëson të gjithë kuptimin e jetës sonë. Të luftojmë për një jetë të lirë është misioni ynë në Kosovë. Për të mbijetuar si komb, duhet të ndërtojmë paqen dhe të bashkohemi. Çdo serb në Kosovë  përfaqëson bebëzën e syrit të shtetit të Serbisë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ndihmuar popullin tonë në Kosovë. Do të ndërtojmë spitale, shkolla, kopshte, rrugë dhe do të ndihmojmë kishën ortodokse serbe në Rashkë e Prizren."

Petkoviç përcolli edhe urimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me rastin e Krishtlindjes.

"Ju përcjell edhe përshëndetjet e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ai ju uron forcë, paqe dhe durim në mënyrë që jeta të fitojë në Kosovë."

Pektoviç do të vijojë një tur vizitash në Kosovë, atje ku komuniteti serb ortodoks dominon.