Sali Berisha niset drejt selisë blu, thirrje demokratëve: Ruani gjakftohtësinë!

Sali Berisha është nisur drejt selisë blu, aty ku po e presin demokratët.

Berisha u shpreh se protesta është dhe do mbetet protestë paqësore.

Berisha: Ftoj të gjithë demokratët të cilët sot do shndërrojnë bunkerin e peng Bashës në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë, të vetëpërmbahen dhe të vendosur për realizimin e qëllimeve tona. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama.

Berisha u shpreh se paqja është më e fortë se mjetet e tjera.

Berisha: Nuk ka të drejtë njeri që të mbyllë dyert e shtëpisë, njërin ta lejojë, tjetrit t'i mbyllë derën.