Protestuesit në oborr, Duma dhe Gjekmarkaj i shohin duke ngrënë sanduiç në tarracë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 11:35
Ndërsa në oborrin e partisë Demokratike janë mbledhur protestuesit të shumtë të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, duket se disa zyrtarë të lartë të PD-së janë të qetë.
Ora News ka mundur të filmojë nën kryetaren e PD-së, Grida Duma dhe deputetin Agron Gjekmarkaj të cilën janë duke konsumuar një sanduiç.
Ata kanë hipur në tarracën e partisë së bashku me një person tjetër dhe kahera hedhin sytë edhe nga protestuesit.
Ndërkohë në oborr nuk kanë munguar incidentet ku është goditur deputeti Roland Bejko dhe pak minuta më parë është shqyer edhe dera kryesore e selisë.

