Basha demokratëve: Berisha ka thirrur protestë anti-PD dhe anti-SHBA për hallin e tij personal
Në një dalje për media, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se në kuvendin e 18 dhjetorit u vendos një standard se ata që janë shpallur non grata nuk mund të mbajnë pozita drejtuese në PD.
Ai tha se lëvizjet e Berishës qysh nga shtatori kanë shërbyer për të devijuar aksionit opozitar dhe duke i dhënë oksigjen Ramës.
Basha: Përballja jonë me kastën 30-vjeçare që gërryen demokracinë përmes manipulimit të zgjedhjeve. Këto kanë tronditur sistemin e kalbur dhe kanë ngjallur shpresën se po troket epoka e ligjit dhe e një drejtësia efikase, ku krimi dënohet dhe nuk drejton vendin. Në kuvendin tonë të 18 dhjetorit avancuam me vendimet që një parti të pastruar nga hijet e të shkuara dhe korrupsionin brenda nesh. Morën vendime të guximshme në linjë me aleatin tonë ShBA-të, që i kanë shpallur luftë korrupsionin.
E kthyem në standard se ata që janë shpallur non grata nuk mund të mbajnë pozita drejtuese në PD. I kemi hequr çdo alibi qeverisjes së Ramës. Do të vazhdojmë që të jemi protagonistë të ndryshimit sepse jemi e vetmja forcë politike që do t’i japim fundin regjimit të tij. Lëvizjet e Berishës qysh nga shtatori kanë shërbyer për të devijuar aksionit opozitar dhe duke i dhënë oksigjen Ramës. Berisha për halli ne tij ka thirrur një protestë kundër demokratëve dhe SHBA-ve. Dua tu them demokrateve se Sali Berisha ju ka mashtruar për ta shndërruar partinë në një bunker.

