Aksident i katërfishtë në rrethrrotullimin e Selitës, plagoset pasagjerja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 16:28
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja, e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.
“Më datë 07.12.2021, rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
